120 pako me veshmbathje për nevojtarët në Suharekë

12 Janar 2017 - 14:20      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Suahrekës, Sali Asllanaj, kanë shpërndarë sot pako me veshmbathje për familjet dhe personat në asistencë sociale, njofton kumtesa nga MPMS, transmeton Koha.net.

Ministri Abrashi tha se përfitues të këtyre ndihmave në komunën e Suharekës janë mbi 120 familje.

Abrashi ka shtuar se aktivitete të tilla për familjet në asistencë sociale do të vazhdojnë ditëve në vijim edhe në komunat tjera. “Ne do të vijojmë të ndihmojmë edhe shumë familje tjera, me veshmbathje apo mënyra tjera, në mënyre që të ndikojmë sadopak në tejkalimin e vështirësive me të cilat këto familje përballen.

Aktiviteti ynë nuk mbaron sot në Suharekë, ne do të vazhdojmë ditëve në vijim edhe në komunat tjera, ku do të përfitojnë rreth 1000 familje në asistencë sociale”, ka thënë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...