“Shqipëria po përzihet në punë të brendshme të Serbisë”

12 Janar 2017 - 12:19      

Serbia ka reaguar ndaj letrës që Qeveria e Shqipërisë i ka dërguar Interpolit, ku kërkon që ky institucion të tërheq urdhër-arrestin ndaj Ramush Haradinajt.

“Ndërhyrje në sovranitetin e Serbisë”, e ka quajtur këtë ministri i brendshëm, Nebojsha Stefanoviq kërkesën e Shqipërisë, transmeton KTV.

Ai i është drejtuar gjithashtu me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock.

“Kërkesa e Tahirit është e papranueshme dhe është ndërhyrje në sovranitetin e shtetit të Serbisë, që është anëtare e plotë e Interpolit”, ka shkruar Stefanoviq.

Ai ka shtuar se Serbia i ka bërë të qartë edhe më parë të gjitha faktet ligjore dhe aspektet e sigurisë të shqyrtimit eventual të pranimit të Kosovës në Interpol.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...