Asamblistët e Gjakovës kërkojnë mos ekstradimin e Haradinajt në Serbi

12 Janar 2017 - 11:55      

Këshilltarët e Asamblesë Komunale të Gjakovës, sot kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të renditë të ditës, kërkesë kryesore për lirimin e ish – Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër arrestimi të lëshuar nga Serbia, raporton KTV.

Në ketë mbledhje, të cilën e kryesoi Luan Gola, kryesues dhe me pjesëmarrjen e kryetares së Komunës Mimoza Kusari - Lila, të gjithë kryesuesit e grupeve të asamblistëve të subjekteve politike në Gjakovë dhanë përkrahje për Ramush Haradinaj, duke besuar edhe në drejtësinë e shtetit francez duke aprovuar një deklaratë të përbashkët me këtë rast.

Në këtë deklaratë thuhet:

1. Kërkojmë nga organet e drejtësisë Franceze që me procedurë të përshpejtuar të shqyrtojnë rastin Haradinaj gjegjësisht keqpërdorimin e Interpolit nga ana e Serbisë, dhe deri në marrjen e vendimit për refuzimin e kërkesës së një shtetit të tretë që në këtë rast është Serbia që z. Haradinaj të jetë i lirë.

2. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në procesin e dialogut me Serbinë, te vendosë që si pikë prioriteti të jetë heqja e fletarrestim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sepse në të kundërtën kjo cenon sovranitetit e Kosovës.
3. Haradinaj ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, i cili Tribunal në dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë për të njëjtat akuza.

4. Gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës, posaçërisht gjatë viteve 1998-1999 e dënuan të gjitha shtetet demokratike të botës dhe e ndëshkuan me intervenimin e aleancës më të fuqishëm të botës NATO-së, ku një ndër shtetet më aktive ishte shtetit i Francës. Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shteti Francez ishte ndër të paratë që beri njohjen e Kosovës shtete i pavarur dhe Sovran, këtë e vërtetoj edhe Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë(GJND).

5. Kuvendi Komunal i Gjakovë , kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që në as një rrethanë të mos nëpërkëmbën vlerat tona kombëtare e që në këtë rast përfaqësues më i denjë i vlerave kombëtare është ish - komandanti i UÇK-së z. Ramush Haradinaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...