Shkupi, kryeqyteti më i ftohtë në Evropë

12 Janar 2017 - 11:53      

Me -21 gradë celsius të matura, kryeqyteti i Maqedonisë, për të dytën ditë radhazi është kryeqyteti i më i ftohtë në rajon, ndërsa sot edhe në Evropë.

Me -21 gradë celsius të matura, kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, për të dytën ditë radhazi është kryeqyteti i më i ftohtë në rajon, ndërsa sot edhe në Evropë. Mëngjesin e sotëm në Maqedoni janë regjistruar sërish temperatura shumë të ulëta, ndërkohë që sinoptikët thonë se ato të ditës do të lëvizin nga minus katër deri në pesë gradë. Sipas Shërbimit Kombëtar Hidrometeorologjik (SHKH) nga e premtja do të ketë rritje të temperaturës.

Përveç Shkupit, edhe në Berova u regjistrua -21 gradë celsius.
Në Manastir temperatura e mëngjesit zbriti në -20, në Tetovë -19, në Kumanovë -18, ndërsa vendi “më i ngrohtë” ishte Ohri me -7.
Vala e ftohtë vazhdoi në rajon.

Me -13 gradë celsius të matura, Sarajeva është qyteti i dytë më i ftohtë në rajon.
Ndër kryeqytetet më të ftohtë është edhe Beogradi ku sot në mëngjes janë matur -9 gradë celsius, dhe në Podgoricë ku janë matur -7 gradë celsius.
Në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë sot në mëngjes janë matur -5 gradë, në Tiranë -2, ndërsa në Zagreb temperatura e mëngjesit ka shënuar 1 gradë celsius.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, gjatë ditëve të fundit është përfshirë nga moti i ftohtë që ka qenë prezent në të gjithë Ballkanin, ndërsa është mbuluar edhe nga bora, një fenomen i rrallë ky për këtë qytet.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian.
Në kryeqytetet e Rumanisë dhe Bullgarisë janë matur -16 gradë celsius.
Temperatura mbi zero janë regjistruar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ku janë matur 3 gradë celsius dhe në kryeqytetin çek, Pragë, ku janë matur dy gradë.
Vlen të theksohet se temperaturat në pjesën juglindore të Evropës me ditë të tëra janë më të ulëta se në Rusi, pasi në Moskë janë matur -10 gradë celsius.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...