Foto: Koha

Gjithçka rreth protestave të sotme në përkrahje të Haradinajt [video]

11 Janar 2017 - 19:04      

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po merr mbështetje në të gjitha qytetet, madje edhe në Shqipëri. Në qytetet kryesore të Kosovës është protestuar për të kërkuar lirimin e Haradinajt, i cili po mbahet ende në Francë.

Qytetarë të Gjakovës, të ndihmuar edhe nga rahovecasit, kërkuan lirimin e shpejtë të tij, raporton KTV.

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se Ramush Haradinaj është simbol i Kosovës, derisa i ka dërguar një porosi edhe shtetit francez.

E sipas deputetit Pal Lekaj, Kosova nuk është e lirë nëse edhe pas 17 vjetësh i arrestohen qytetarët.

Derisa forumet rinore të partive kryesore politike në Shqipëri, të mbështetura edhe nga disa organizata të shoqërisë civile, kanë protestuar para Ambasadës së Francës në Tiranë.

Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të anuluar urdhër-arrestin e Serbisë për Haradinajn.


Gjithçka rreth protestave të sotme në përkrahje... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...