Edhe Prizreni proteston për lirimin e Haradinajt

11 Janar 2017 - 15:52      

Me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetin e Prizren është mbajtur një protestë gjithë popullore, për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

E deputeti i Nismës Zafir Berisha para protestuesve tha se me çdo kusht do t’i mbrojnë vlerat e UÇK-së dhe gjithçka që është arritur me luftë dhe sakrificë.

“Vazhdimisht jemi mundu, jemi angazhu, që të ardhmen dhe perspektiven e këtij vendi ta ngrisim mbi vlerat e UÇK-së, mbi sakrificën dhe gjakun që u derdh për këtë vend. Mirëpo Serbia fashiste vazhdon të jetë Serbi e Millosheviqit dhe për fatin e keq me ndihem e disa pa kurrizorëve, vazhdon të jetë shtet armik i Kosovës dhe të mos e pranoj realitetin e krijuar nga lufta e lavdishme e UÇK-së. Për orë të tëra dje jemi mundu t’i bindim të gjithë, që mbi të gjitha është Kosova dhe UÇK, por ja që për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve të Kosovës, ka të tillë që më të rëndësishme i konsiderojnë bisedimet me Serbinë se vet Kosovën, në të cilën thirren dhe pretendojnë se e përfaqësojnë. Ne qytetarët e Kosovës jemi të vendosur që ajo që është arritur me luftë dhe sakrificë, të mbrohet me çdo kusht. Në asnjë mënyrë nuk jemi kundër miqve ndërkombëtar, në kët ë rast dhe Francës, mirëpo jemi për ta mbrojtur ADN-së e këtij vendi dhe ADN-ja e këtij vendi është UÇK”, tha ai.

Kryetari i AAK-së në Prizren Lulëzim Kabashi tha se Ramush Haradinaj gjithmonë po goditet, në kohën kur Kosova i ka punët më së ngushti e më së keqi.

“Jemi në prag të nëntë vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në këtë rrugë të gjatë të shtet ndërtimit, nuk po arrijmë të tregojmë forcën tonë, për sovranitetin e shtetit. Lideri ynë dhe i Kosovës Ramush Haradinaj, po goditet çdo herë në kohën, kur Kosova i ka punët më së ngushti e më së keqi. Pse e godasin atë. Sepse është i vetmi i patejkalueshëm, kur është në pyetje mbrojtja e shtetit dhe atdheut. Sot edhe unë ashtu si ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, që po solidarizohemi si kurrë më parë me luftëtarin e pashoq z. Ramush Haradinaj.. Lufta e popullit shqiptar për liri pavarësi, sakrificat sublime për të realizuar vullnetin e dëshmorëve, që luftuan për lirinë e shtetit, po nëpërkëmbën pikërisht për shkak të politikës së mbrapsht të Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq deputeti Bali Muharremaj tha se po përkrahin heroin e gjallë të Kosovës Ramush Haradinajn, transmeton Kosovapress.

“Sot jemi grumbulluar këtu të shprehim përkrahjen tonë, për heroin tonë të gjallë Ramush Haradinaj. Dhe në të njëjtën kohë, të tregojmë indinjatën tonë të madhe me situatën e krijuar dhe e cila s’është e re, por vetëm po riciklohet vazhdimisht në dëm të Kosovës dhe në llogari të Serbisë. Vazhdimi i bisedimeve në Bruksel, në formën më dilitante të mundshme, është shembulli më i keq që tregon se si Kosova nuk bënë të vazhdojë të dëmtoj dhe më tutje shtetësinë e vet dhe futjen në agjendë të bisedimeve me Serbinë dhe çështje ekskluzivisht të brendshme”, tha ai.

Ndryshe, protesta në kërkim të lirimit të Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, janë mbajtur dhe në disa qytete tjera si në Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...