Lëvizja për Bashkim fton për konsensus kombëtar

11 Janar 2017 - 14:39      

Lëvizja për Bashkim sot ka reaguar ndaj zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës në të cilin dështoi miratimi i në rezolute lidhur me rastin Haradinaj, transmeton Koha.net.

Sipas LB-së, seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt, jo vetëm që dështoi në qëllimin e vet, por edhe një herë nxori në pah një të vërtetë të hidhur për nivelin politik në vendin tonë. Përmbajtësisht, që nga fillimi e deri në fund, dominonin dy huqje të mëdha. E para, debati shumë pak ishte i orientuar në temën që ishte në rend të ditës, gjë që rezultoi natyrshëm edhe me dështimin e nxjerrjes së një rezolute për këtë çështje; ndërsa huqja e dytë kishte të bënte me kërkesën lidhur me bisedimet me Serbinë, përkatësisht motivin për ndërprerjen apo riformatimin e tyre. Aty kërkohej që të ndërpriten bisedimet deri sa të pastrohen listat e Serbisë nga emrat e luftëtarëve të UÇK-së.

Lëvizja për Bashkim, thotë kumtesa e kësaj partie, qysh para fillimit të bisedimeve me Serbinë e ka theksuar nevojën e një qasjeje serioze për këtë çështje shumë të rëndësishme për Kosovën. Madje, se si duhet t’i qasemi këtyre bisedimeve subjekteve tjera politike ua ka ofruar edhe platformën e shkruar qysh në vitin 2010, në të cilën parashtrohen çështjet që duhet të bisedohen dhe parimi që duhet të aplikohet. Të kërkosh ndërprerjen e bisedimeve për shkak të urdhërarresteve të Serbisë është vazhdimësi e një qasjeje joserioze për një çështje kaq serioze! Bisedimet duhet të riformatohen, jo për shkak të një liste, por për shkak se si të tilla nuk i kanë shtruar për zgjidhje çështjet e mbetura me Serbinë, moszgjidhja e të cilave prodhon çdo ditë probleme të tilla të fragmentuara.

Në fund Lëvizja për Bashkim, ka ftuar të gjitha forcat politike për arritje të një konsensusi për çështjet kryesore kombëtare, duke përfshirë edhe çështjen e bisedimeve me Serbinë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...