Një delegacion i Vetëvendosjes në Londër

11 Janar 2017 - 14:00      

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar për t’u takuar me mërgatën shqiptare, partitë politike britanike, dhe organizata shqiptare dhe ndërkombëtare, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Delegacioni udhëhiqet nga kryetari i Visar Ymeri e në të bëjnë pjesë Glauk Konjufca, kryetar i grupit parlamentar, Fisnik Ismaili, deputet dhe Fitore Pacolli, drejtuese e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë.

Në ditën e parë të vizitës delegacioni është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Laburiste Britanike si baronesha Janet Royall, me ndërlidhësen e Marrëdhënieve me Jashtë Znj. Jo Greening dhe me menaxheren e Projekteve Ndërkombëtare Nabila Sattar.

Baronesha Royall, e cila ka dhënë më herët një kontribut të çmuar gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, shprehu interesimin që të mësojë më shumë mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Delegacioni do të vazhdojë vizitën me takime me përfaqësues të Partisë laburiste, me Ministrinë e Punëve Jashtme Britanike, me gazetarë si dhe në takime dhe një tubim me mërgatën shqiptare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...