Tirana mbështet Ramush Haradinajn

11 Janar 2017 - 13:29      

Forumet rinore të partive kryesore politike në Shqipëri, të mbështetura edhe nga disa organizata të shoqërisë civile kanë organizuar sot një protestë para Ambasadës së Francës në Tiranë, në mbështetje dhe për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pjesë e protestës ishin edhe qytetarë të Tiranës, të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës, i cili është arrestuar disa ditë më parë nga autoritetet franceze.

Në këtë protestë mbajtën fjalime drejtuesit e forumeve rinore politike të Partisë Socialistë të Shqipërisë, Partisë Demokratike të Shqipërisë, etj.

Eljo Hyska, kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, u shpreh së janë bashkuar në këtë protestë për një kauzë të drejtë. "Sot ne kemi një kërkesë të drejtë dhe legjitime, lironi një njeri që ka luftuar për lirinë, që ka luftuar për drejtësinë, që drejtësinë e tij e ka marrë në shkallën më të lartë. Fqinjët tanë të çlirohen nga e shkuara, të çlirohen nga përpjekja për të përbaltur luftën e UÇK-së", u shpreh ai.

Ndërsa kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, iu bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të anuluar urdhërarrestin e Serbisë për Haradinajn. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...