Foto: Koha / arkiv

Serbia thotë të ketë “prova të reja” kundër Haradinajt

11 Janar 2017 - 13:17      

Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka dhënë urdhër për zgjerim të hetimeve kundër liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar në Francë më 4 janar.

Agjencia e lajmeve e Serbisë tanjug raporton se Prokuroria ka dhënë urdhër Ministrisë së Drejtësisë për zgjerim të hetimeve për Haradinajn.

Urdhri për zgjerim të hetimeve deri në fund të kësaj jave do të përkthehet dhe do t’i dërgohet Francës bashkë me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

Urdhri për zgjerim të hetimeve, sipas mediave serbe, ka të bëjë me veprat penale të cilat nuk janë të përfshira në këtë hetim kundër Haradinajt që nga viti 2004.

Serbia e ngarkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...