Foto: Koha / Ilustrim

Zvogëlohen tarifat e thirrjeve ndërmjet operatorëve të telefonisë mobile

11 Janar 2017 - 12:43      

Me një kumtesë për media Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton opinionin publik se ka marrë vendim për zbritjen e çmimeve të terminimit të thirrjeve me shumicë ndërmjet operatorëve të telefonisë mobile sipas modelit të përshkallëzuar të bazuar në formulën e efikasitetit krahasues të vendeve të Bashkimit Evropian, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, tarifa e deritashme prej 2.3 euro cent nga data 01 Janar 2017 zvogëlohet në 1.74 euro cent/min ose mbi 24%.

Modeli parasheh 4 faza të zvogëlimit të çmimeve në baza 6 mujore, ku nga korriku i vitit 2017 do të kemi një zbritje prej 13% për secilën fazë, përkatësisht 1.515 euro cent/min, pastaj më 01 Janar 2018 1.318 euro cent/min dhe më datë 01 Korrik 2018 1.146 euro cent/min. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...