Bora vazhdon në jug, Saranda nuk ka borëpastruese

11 Janar 2017 - 09:06      

Bora që ka vijuar të bjerë gjatë natës në jug të vendit e ka shtruar Sarandën me një trashësi prej 10 centimetrash. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Sarandë, edhe rrugët e brendshme janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Autobotë të bashkisë po përpiqen të pastrojnë rrugët me ujë deti. Situata në Sarandë është e pazakontë, pasi Bashkia nuk ka një shërbim borëpastrues.

Për shkak të borës, Qafa e Muzinës kalohet me vështirësi. Situata është e ngjashme në Gjirokastër, ku qarkullimi me mjete në lagjet e sipërme është i pamundur. Aksi nacional Gjirokastër-Sarandë, në Qafën e Muzinës, është pothuajse i pakalueshëm për mjetet e vogla.

Zona e Zagories dhe Pogonit janë aktualisht të izoluara. Edhe Tepelena është mbuluar nga bora. Rrugët e brendshme pothuajse janë të pakalueshme për mjetet.
Edhe aksi nacional Përmet-Ersekë është i bllokuar dhe nuk funksionon dogana e pikës kufitare të 3 urave, ku bora ka bllokuar rrugën. 11 fshatra të njësisë Frashër janë izoluar dhe trashësia e borës arrin në 70 cm.

Ajri i ftohtë polar po vazhdon aktivitetin e tij dhe temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, ku sërish sot vlera më e ulët është regjistruar -17 gradë Celcius në qytetin verilindor të Peshkopisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...