Princ Charles i Walesit interesohet për tolerancën fetare në Kosovë

- 2014-02-27 16:58:34

Princi Charles i Wales-it, është interesuar për zhvillimet në Kosovë, për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për kapacitet e zhvillimit ekonomik të vendit, për mundësitë e ndihmës përmes projekteve të veçanta për të rinjtë si dhe ka shfaqur interesimin për tolerancën ndërfetare në vend.

Krejt këto ai ka mundur t’i mësojë nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën është takuar në Londër.

Përmes një komunikate për shtyp të lëshuar nga zyra e Presidentes, bëhet e ditur se të dy kanë folur për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe përfshirjen e Kosovës në nismat e ndryshme ndërkombëtare si dhe ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare.

“Presidentja Jahjaga e falënderoi Princin Charles për ndihmën që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në vend. Ajo tha se po vazhdon konsolidimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, përmes njohjeve dhe ndërtimit të raporteve bilaterale me vende të ndryshme të botës, por theksoi nevojën e anëtarësimit të vendit në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në OKB, BE dhe në NATO”, thuhet në komunikatë.

Gjithnjë sipas kësaj komunikate, Presidentja Jahjaga e ka cilësuar si jetike përkrahjen e Britanisë së Madhe në këtë proces. Ajo citohet të ketë thënë se Kosova sot është një shtet gjithëpërfshirës e shumëkulturor me një traditë të tolerancës ndërfetare, që është vlerë e shtuar e shoqërisë dhe vendit tonë. Presidentja Jahjaga, gjithashtu ka vlerësuar se Britania e Madhe dhe vetë Princ Charles, si promovues të tolerancës ndërfetare, do të mund të inkuadronin Kosovën në projektet e tyre për ruajtjen dhe kultivimin e mëtutjeshëm të kësaj tolerance.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi nismën e sekretarit të jashtëm britanik, Ëilliam Hague për një Protokoll Ndërkombëtar për parandalimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit, si një nismë shumë të rëndësishme që do të adresojë një prej krimeve më të rënda gjatë periudhave të konflikteve të armatosura.

“Në Kosovë gratë kanë qenë shënjestër e përdorimit të dhunës seksuale si mjet lufte gjatë luftës së vitit 1999 dhe adresimi i kësaj çështjeje si dhe vendosja e drejtësisë për to do të ndihmojë në rehabilitimin e tyre dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme për secilin qytetar të Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

Të tjera

“Miu” më i shpejtë në shtije [video] - 2014-08-27 14:43:03

Logitech pohon se miu G402 “Hyperion Fury” është më i shpejti në botë, dhe është i ...

Zbardhet axhenda zyrtare për Konferencën e Berlinit - 2014-08-27 14:39:27

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë publikoi sot informacionin zyrtar të ...

Bayerni transferon Benatian - 2014-08-27 14:33:45