Teksasi ekzekuton njeriun që u dënua për vrasjen e dy personave që e mashtruan për 20 dollarë

12 Janar 2017 - 11:48      

Ekzekutimi i parë në SHBA në 2017-ën është bërë të mërkurën, kur autoritetet e Teksasit kanë injektuar një burrë i cili u shpall fajtor për vrasjen e dy njerëzve si hakmarrje për shkak të mashtrimit në një marrëveshje droge për 20 dollarë.

48 vjeçari Christopher Wilkins, është injektuar pas shpalljes fajtor dhe dënimit me vdekje nga gjykata e shtetit të Teksasit.
Ky ekzekutim ishte i 539-ti në Teksas pas lejimit të dënimit me vdekje nga Gjykata Supreme e SHBA-së në vitin 1976, që është më së shumti se çdo shtet tjetër në SHBA, transmeton koha.net.

Wilkins është dënuar në vitin 2005 për vrasjen e 40 vjeçarit Willie Freeman dhe 33 vjeçarit Mike Silva, në Fort Worth të Teksasit.
Prokurorët kanë treguar se Wilkins ka paguar 20 dollarë për kokainë crack ndërsa Freeman i ka dhënë atij një copë zhavorri.
Freeman pastaj ka qeshur me të duke i thënë atij se ishte një shaka e pastaj i ka dhënë atij drogën.

Wilkins, pasi ishte mashtruar, u hakmarrë Freeman duke e vrarë atë, sipas dokumenteve të gjykatës.
Ai pastaj ka vrarë e Silvan vetëm sepse ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...