Nikoliq e Krajishnik kërkojnë më shumë të drejta për serbët në Ballkan

12 Janar 2017 - 08:35      

Presidenti serb ka kërkuar mbrojtje më të madhe për të drejtat e serbëve në rajonin e Ballkanit pas takimit me një ish lider serb të Bosnjës i cili është i dënuar për krime lufte.

Takimi në mes të presidentit serb, Tomislav Nikoliq dhe liderit serb të Bosnjës, Momqilo Krajshnik më 11 janar ka reflektuar ngritjen e nacionalizmit serb në rajon derisa takimi është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

Krajshnik ka bërë 13 vjet e gjysmë burg pasi është dënuar nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi për persekutimin dhe zhvendosjen me dhunë të jo serbëve gjatë luftës së Bosnjës. Ai është liruar në vitin 2013.
Më 1995, marrëveshja e paqes e arritur me ndihmën amerikane e ka kthyer Bosnjën në një union të dy rajoneve, njërit serb dhe tjetrit myslimano-kroat.

Por, marrëveshja ka filluar të dëmtohet pasi liderët serbë të Bosnjës kanë filluar thirrjet për ndarje të Republikës Serbe të Bosnjës dhe bashkimit të saj me Serbinë.

Krajshnik, që tani e udhëheq një organizatë jo qeveritare të quajtur Asociacioni i Krijuesve të Republikës Serbe, pas takimit me Nikoliqin ka thënë se Bosnja është “bërë një shtet i pamundur”.

“Populli serb nuk ndjehet rehat”, ka thënë ai dhe ka shtuar “e as kroatët nuk ndjehen mirë…Situata në Bosnje është alarmuese”.
Nikoliq, i cili konsiderohet fuqishëm pro rus, ka thënë se serbët jo vetëm që duan mbrojtjen e “statusit” të tyre, por po bëjnë thirrje për mbrojtjen e shkronjave të sllavishtes së vjetër dhe gjuhën serbe në përgjithësi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...