Sulmuesi hap zjarr në një supermarket në Spanjë

11 Janar 2017 - 20:20      

Një burrë i armatosur ka shtënë me armë në një supermarket në Spanjë duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Sulmuesi, i cili raportohet se mbante benzinë dhe barut, ka hyrë në dyqanin “Mercadona”, në rajonin veriperëndimor të As Lagoas, para se të hapte zjarr në ajër, transmeton koha.net.

Shumë konsumatorë ishin brenda supermarketit, kur sulmuesi hyri dhe hapi zjarr disa herë në ajër, duke bërë që shumë policë të vijnë në vendin e ngjarjes, raporton “DailyMail”, transmeton koha.net.
Sipas policisë, burri ka probleme psikike, ndërsa jeton në një ndërtesë ngjitur me supermarketin.

Ky incident, i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 të ditës, nuk ka rezultuar me të lënduar, ndërsa ka shqetësuar shumë konsumatorët dhe lagjen.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...