Shfaqet para lansimit smartfoni i ri i HTC-së me ekran sekondar [foto]

11 Janar 2017 - 15:35      

Kompania e njohur HTC së fundmi ka paralajmëruar se më 12 janar (nesër) do të mbajë një ngjarje të veçantë të quajtur “For U”.

HTC, përmes kësaj ngjarje do të prezantojë serinë e re të smartfonave me së paku dy smartfona – HTC U Ultra, me emër kodues “Alpine”, dhe HTC U Play, me emër kodues “Ocean” dhe version tjetër “Ocean Note”.

Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetin social të njohur kinez Weibo, janë shfaqur disa fotografi të njërit nga këta dy smartfonë nga kjo seri e re e HTC-së, transmeton Koha.net. Ky smartfon, duket se është modeli “Ocean Note”.

Siç mund të shohim nga fotografitë, HTC Ocean Note duket sikur një fablet për nga madhësia që ka dhe vjen me ekran sekondar.

Detajet tjera më të hollësishme nuk janë zbuluar, por mbetet të kuptojmë të enjten se çfarë do të jenë këta dy smartfona të rinj nga seria e re e HTC-së.

Për më tepër shikoni fotografitë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...