Zyrtare: Gjykata gjobit VW-në me 4.3 miliardë dollarë

11 Janar 2017 - 20:45      

Volkswagen ka pranuar fajin për tre akuza kriminale në SHBA dhe do të paguajë 4.3 miliardë dollarë si dëmshpërblim për skandalin në lidhje me manipulimet për emetimet e gazrave, transmeton koha.net.

Kjo firmë do të paguajë 2.8 miliardë dollarë si gjobë penale dhe 1.5 miliard dollarë të tjera si gjobë civile.
Prokurorja e përgjithshme, Loretta Lynch ka thënë se kjo është një nga gjobat më të mëdha për ajër të pastër që është dhënë ndonjëherë.

Ndërsa shefi ekzekutiv i Volkswagen, Hans Dieter Porsch ka thënë se prodhuesi gjerman “shpreh keqardhje të thellë” për veprimet e veta.

“Ne nuk jemi më e njëjta kompani që kemi qenë 16 muaj më parë” ka shtuar ai.
VW në shtator të 2015-ës kishte pranuar se ka mashtruar në testimet për emetim të gazrave përmes pajisjeve mashtruese.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...