Xhami mbrojtës Gorilla Glass tani edhe për vetura [foto/video]

11 Janar 2017 - 14:35      

Kompania e xhamave mbrojtëse Gorilla Glass, Corning, është bërë e njohur që kur shumica e prodhuesve të telefonave kanë nisur të përdorin xhamat mbrojtës të saj.

Kompania Corning ka një histori të gjatë të prodhimit të xhamave për dedikime të ndryshme, duke përfshirë edhe ato për anijet kozmike, transmeton Koha.net. Prandaj, nuk është befasi që koncepti i tyre i ri i prezantuar në CES 2017 me të cilin edhe veturat janë pajisur me Gorilla Glass.

Këto xhama të qëndrueshëm janë të instaluar në vend të xhamit të përparmë të veturave, xhamit panoramik në tavan të veturës, xhamin e pasmë dhe ato anësorë, si dhe në panelin kontrollues.

Për dallim nga llojet tjera të xhamave, Gorilla Glass janë më të fortë dhe më të qëndrueshëm, transparentë dhe 30 për qind më të lehtë. Po ashtu, këto xhama mbrojtës vijnë me opsionin për errësim automatik, kështu me vetëm klikimin e një butoni ato mund të errësohen tërësisht.

Duke pasur parasysh faktin se këto xhama janë shumë më të shtrenjta në krahasim me xhama të tjerë, ndoshta ato do të instalohen vetëm në veturat e segmentit premium.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...