Zbulohet Volkswagen Tiguan i ri me shtatë ulëse [foto]

10 Janar 2017 - 21:32      

Volkswagen ka zbuluar Tiguan Allspace SUV e ri me shtatë ulëse në panairin e veturave në Detroit të SHBA, ndërsa pritet që të debutojë për Evropë në panairin e veturave në Gjenevë që mbahet në mars, transmeton koha.net.

Ky është versioni i vetëm i Tiguan që do të dalë në shitje në SHBA, por emrin Allspace e ka marr pas është version më i gjatë, për 215mm, nga versioni i tanishëm.

Radha e tretë e ulëseve do të ofrohet si opsion për t’u zgjidhur, duke e kthyer Tiguan Allspace në SUV me shtatë ulëse.
Opsionet tjera për t’u zgjidhur janë rrotat e para aktive apo të gjitha, e po ashtu 3 versione të motorëve me benzinë e 3 me naftë, nga Tiguani standard.

Volkswagen Tiguan Allspace pritet të dalë të shitje në gjysmën e dytë të 2017-ës ndërsa çmimi fillestar do të jetë rreth 41 mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...