Audi zbulon modelin më luksoz të të gjitha kohërave [foto/video]

10 Janar 2017 - 14:24      

Kompania prestigjioze gjermane Audi në panairin e veturave në Detroit ka prezantuar konceptin e saj më të ri të shumëpritur, Q8.

Koncepti Audi Q8 është modeli më luksoz i kompanisë në të gjitha kohërat, transmeton Koha.net. Audi, me këtë koncept paralajmëron se do të hyjë në segmentin Coupe-SUV, ndërsa prodhimi i këtij koncepti pritet të fillojë në vitin 2018.

Sipas Audi-së, ky koncept është kombinim në mes të një modeli sportiv, linjave të bukura të një Coupe si dhe një SUV-i klasik. Po ashtu, koncepti Q8 ofron më shumë hapësirë për pasagjerë falë boshtit të saj prej tre metra.

“Koncepti Q8 tregon fuqinë e teknologjisë tonë dhe dizajnit, dhe pritet që ai të hyjë në prodhim serik si SUV. Posedon ekrane të reja dhe zgjidhje për sistemin e kontrollit, ndërsa pasagjerëve ju mundëson që të përjetojnë lidhjen në një mënyrë krejtësisht të re”, ka thënë Dietmar Voggenreiter, anëtar i bordit në Audi.

Ai foli edhe për ekranin analog Head-Up, për të cilin Audi thotë se është më i madhi në industrinë e automobilave si dhe se atë do ta posedojë gjenerata e ardhshme e modelit A7.

Audi Q8 vjen me versionin e ri të kabinës virtuale të Audi-së, e cila tani ka funksione të reja dhe rezolucion më të madh, përcjell Koha.net. Dy ekrane të reja të integruara në konzolën qendrore përdoren për të menaxhuar sistemin infotainment, por edhe për funksione tjera.

Interieri i këtij koncepti të ri ofron më shumë hapësirë për katër persona të cilat mund të ulen secili në ulëse të veçantë dhe të ndihen të relaksuar duke e mbështetur kokën në mbështetësin e veçantë e të madh të kokës.

Koncepti Q8 vjen me sistemin e tërheqjes plug-in hibrid dhe me motor benzinë 3.0-litër me kapacitet prej 443 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi. Q8, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h.

Gjithashtu, koncepti posedon edhe baterinë litium-jon me kapacitet prej 17.9 kWh, me të cilën mund të udhëtojë deri në 60 kilometra me vetëm një karikim. Kjo bateri mund të karikohet për 2.5 orë.

Audi Q8 vjen me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, Quattro, si dhe me rrota me diametër prej 23-inç e me goma 305/35.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...