FBI: Shefat e VW kishin fshehur skandalin

9 Janar 2017 - 18:04      

Shefat e Volkswagenit kishin vendosur të fshihnin mashtrimet me emetim të gazrave në Amerikë, për dy muaj para se të bëhej publik skandali i madh i vitit 2015, thuhet në një dokument të gjykatës amerikane të siguruar nga Reuters.

Sipas dokumenteve të FBI-së, zyrtarët qëllimisht kishin fshehur pajisjen mashtruese nga 27 korriku i vitit 2015.

“Në vend se të shikonte mundësinë për largimin e pajisjes mashtruese nga rregullatorët amerikanë, ekzekutivi i VW-së autorizoi vazhdimin”, thuhet në dokumente.

VW nuk ka komentuar këtë dokument të siguruar nga Reuters duke thënë se procesi në gjykatë është duke u zhvilluar dhe nuk dëshiron të ndërhyjë me komente.

Të hënën në mëngjes është arrestuar Oliver Schmidt, që udhëhiqte VW-në në kohën e skandalit.

Gjiganti gjerman në fund të shtatorit të 2015-ës kishte pranuar se fshehtazi kishte instaluar një pajisje mashtruese që fshihte emetimin e gazrave të automobilave duke e ulur nivelin në kohën e testimeve.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...